Sulmi në Vjenë, arrestohen 3 shqiptarë

exit.al 5 Nëntor 2020, 18:50

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer deklaroi të enjten se janë arrestuar 15 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje  e sulmin terrorist në Vjenë.

Sipas të dhënave nga autoritetet austriake mes të arrestuarve janë dhe 3 shqiptarë.

Kujtim.F (21 vjeç), Argjend G. (22 vjeç) dhe Arijanit F. (21 vjeç) janë shquptarët të cilët dyshohen se kanë lidhje me sulmin.

Nga sulmi të hënën në darkë, 4 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Policia ende nuk e di se sa persona kanë qënë pjesë e sulmit. Shefi i policisë së Vjenës tha se “për momentim jemi të sigurtë që ka qënë më shumë se një persona. Po hetojmë.”

Policia po ekzaminon 20 mijë video të xhiruara nga personat e rastësishëm.

Policia e vrau personin që nisi sulmin me armë, jashtë kishës Rupert. Ai mbante një pushkë, armë dhe municione.

 

Shpërndaje te miqtë