LDK: Lufta e UÇK e drejtë, institucionet ndërkombëtare të jenë të paanshme

exit.al 5 Nëntor 2020, 17:00

Lidhja Demokratike e Kosovës pohoi se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e drejtë. Në një reagim zyrtar, LDK shprehet se vendi po kalon një krizë institucionalee për rrjedhojë duhen marrë vendime të përgjegjshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës beson thellë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe është zhvilluar vetëm si mjet i fundit për të ndaluar dhunën sistematike, represionin dhe gjenocidin e shtetit serb në Kosovë”

LDK i bëri thirrje organeve ndërkombëtare të ë jenë të paanshme dhe pavarur, të garantojnë një proces të drejtë dhe të ligjshëm Shpërndaje te miqtë