Sulm me armë në Elbasan, plagoset një qytetar

exit.al 25 Nëntor 2020, 13:26

Një sulm me armë ka ndodhur gjatë paradites së të mërkurës në Elbasan, ku një person ka qëlluar drejt një makine.

Nga mediat mësohet se shënjestra e atentatit ishte Ervis Çaushollit, i cili njihet ndryshe me pseudonimin 'Korçari'. Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një qytetar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 ndërkohë që autori i atentatit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Shpërndaje te miqtë