Gjykata shfuqizon vendimin e KLGJ-së për skualifimin e gjyqtares Dollani nga gara për Gjykatë të Lartë

exit.al 25 Nëntor 2020, 12:26

Gjykata Adminsitrative e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për skualifikimin e gjyqtares Saida Dollani nga gara për Gjykatë të Lartë.

Gjyqtarja Dollani paditi KLGJ pas skualifikimit të saj nga gara, duke e konsideruar të padrejtë.

Ndëkohë KLGJ ka apeluar këtë vendim pranë Gjykatës së Lartë. Vendimi i KLGJ është marrë me 20 tetor.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 3 anëtarë nga totali prej 19 që duhet të ketë. Funksionimi i saj mbetet një nga kriteret kryesore të Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE.

Shpërndaje te miqtë