2980 gra u dhunuan dhe 6 humbën jetën gjatë 2020

exit.al 25 Nëntor 2020, 13:08

6 gra kanë humbur jetën si pasojë e dhunës dhe 2980 të tjera janë dhunuar gjatë vitit 2020, raporton policia e shtetit. Në një postim në Facebook, në ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave, policia raporton se gjatë vitit 2020, 532 dhunues janë arrestuar.

"Thyej heshtjen! Denonco dhunën! 6 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2020. 2980 të tjera e denoncuan dhunën. 532 dhunues u arrestuan."

Policia i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë në numrin 112 rastet e dhunës. Shpërndaje te miqtë