Stuhia përfshin Evropën Veriore, tre persona humbën jetën

exit.al 4 Janar 2018, 15:08

Stuhia Eleanor që përfshiu pjesën më të madhe të vendeve veriore të Evropës ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve.

Dy prej viktimave humbën jetën në bregun verior bask të Spanjës, ndërsa një tjetër në Alpet Franceze.

Stuhia dimërore ka shkaktuar dhe dëme në shtëpi, biznese e makina.

Nga era e fortë, aeroporti i Amsterdamit anulloi fluturimet, ndërsa në Paris të Francës, kulla Eifel u mbyll për vizitorët.

Në Britaninë e Madhe, Francë e Zvicër stuhia shkaktoi probleme me energjinë elektrike, duke lënë mijëra shtëpi pa energji.

Ditët në vijim stuhia pritet të zhvendoset në rajone të tjera si Korsika. Shpejtësia e erës pritet të rritet nga 147 deri në 200 kilometra në orë.

Shpërndaje te miqtë