Spitali i Beratit preket nga Covid-19, 8 infermierë e punonjës të infektuar

exit.al 6 Gusht 2020, 12:09

Tetë infermierë dhe punonjës të spitalit të Beratit janë infektuar me Covid-19.

Ata janë 5 infermiere në Repartet e Kirurgjisë, Pediatrisë dhe Urgjencës, një oksigjenist, një punonjës kaldaje dhe një punonjës magazine i spitalit.

Infektimi i tyre vjen disa ditë pasi mjeku kirurg E.Q. u zbulua se ishte prekur nga virusi.

Reparti i Kirugjisë, disa reparte të tjera ku ka pasur të infektuar dhe magazina e Spitalit Rajonal Berat janë dezinfektuar.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon testimin e mjekëve dhe infermierëve në këtë spital.

Shpërndaje te miqtë