‘Kemi konstatimin e parë që ishte i pabanueshëm. Pastaj nga aktekspertiza pallati kalon në D4 ose D5, sepse sipas aktit kërkohen vlerësime të thelluara. Ne kërkojmë që ky akt të vihet në zbatim. Sipas këtij akti nuk na takon 2.5 milionë, dhe pallati kërkon rindërtim të thelluar.
Duhet një grup inxhinierësh që të vendosin nëse pallati do të shembet apo jo. Këta thonë merrni 2.5 milionë dhe futuni brenda. Si të futemi brenda kur instituti i ndërtimit thotë që ka çarje themelesh?’
Disa të tjerë u ankuan për ndërprerjen e bonusit të qirasë dhe pamundësisë për të paguar qiranë në një shtëpi të sigurtë. Një prej tyre pohoi se bashkia i ka ofruar 2,5 milionë lekë dëmshpërblim, por se këto para nuk mjaftojnë për të blerë shtëpi të re. Kur kanë kaluar mbi 8 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, qindra familje ende nuk dinë se ç’do të bëhet me to, nëse do të marrin një shtëpi të re si dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara siç i është premtuar nga qeveria apo nëse do të duhet të gjejnë vetë një zgjidhje për të siguruar banesën. Shpërndaje te miqtë
