Prostitucioni do të vazhdojë të jetë vepër penale

exit.al 30 Nëntor 2015, 10:39

Ushtrimi i prostitucionit do të vazhdojë të përbëjë vepër penale. Sot, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë për heqjen e prostitucionit si vepër penale.

Sipas Gjykatës së Lartë, neni për dënimin e prostitucionit në Kodin Penal diskriminon femrat në raport me meshkujt dhe se shpeshherë ato që e ushtrojnë prostitucionin janë viktima. Por Gjykata Kushtetuese u shpreh se nuk ka argumente të mjaftueshme se dekriminalizimi i kësaj vepre mbron më mirë viktimat e prostitucionit.