SPAK, mbyllet afati i aplikimit

exit.al 22 Shkurt 2019, 16:00

Sot përfundoi afati i aplikimit për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku aplikuan 27 kandidatëve. Aplikimi i fundit u bë dje nga Anita Jella, Prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Durrës.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve duke marrë parasysh aftësinë e tyre për të hetuar me efiçensë, aftësinë për të konfiskuar pasuritë e krimit të organizuar, si dhe integritetin. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve pritet të marrë kohë, për shkak të volumit të dosjeve të kandidatëve dhe të procesit të vetingut. Vetëm pesë nga kandidatët i janë nënshtruar procesit të vetingut.

Ndër kanditurat bie në sy ajo e Donika Prelës, e cila u konfirmua pak javë më parë mes debatesh.

Zonja Prela debatoi me vëzhguesin e ONM-së Theo Jacobs lidhur me pasurinë e saj dhe të bashkëshortit. Jacobs kërkoi sqarim lidhur me mospagimin e taksave nga bashkëshorti i saj për disa vite me rradhë. Prokurorja Prela u justifikua duke thënë se ata nuk jetonin në ndonjë vend të BE-së që të paguanin taksa.

Gjithashtu, kandidat për SPAK është edhe drejtuesi i ri i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Altin Dumani.

SPAK do të përbëhet nga 15 prokurorë, të cilët do të hetojnë korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

Lista e plotë e kandidaturave për në SPAK

Të konfirmuar në detyrë me vendim përfundimtar nga institucionet e vetingut:

Arben Kraja

Besnik Muçi

Dritan Prençi

Vate Staka

Të konfirmuar në detyrë, por pa vendim përfundimtar nga institucionet e vetingut:

Donika Prela

Ende të pakonfirmuar në detyrë, por me hetimin e hapur nga KPK:

Anton Martini

Behar Dibra

Besim Hajdarmataj

Doloreza Musabelliu

Edvin Kondili

Eugen Beci

Klodian Braho

Vladimir Mara

Altin Dumani

Enkelejda Millonai

Elizabeta Imeraj

Manjola Kajana

Ende të pakonfirmuar në detyrë dhe pa hetim të hapur nga KPK:

Eneid Nakuçi

Shkëlzen Cena

Fatmir Hoxhaj

Dorina Bejko

Enkeleda Osmani

Elida Kackini

Maksim Sota

Ndini Tavani

Irena Nino

Anita Jella