KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda

exit.al 22 Shkurt 2019, 13:17

Këshilli i Lartë i Prokurorisë(KLP) zgjodhi në krye të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda, prokurorin Altin Dumani. Kandidatura e tij u votua unanimisht nga KLP ditën e sotme.

Altin Dumani ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe në vitin 2004 u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka qënë drejtues i Shërbimit të Task Force për Antikorrupsionin në vitin 2008 dhe aktualisht mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Apelit.

Gjithashtu, ai është një nga kandidatët për Prokurorinë Speciale (SPAK) që pritet të krijohet në muajt në vijim.

Prokurori Dumani është pjesë e listës së publikuar nga KPK në muajin nëntor për  prokurorët dhe gjyqtarët që do t'i nënshtrohen vetingut.