Sot vendoset hapja ose jo e bisedimeve BE-Shqipëri

exit.al 22 Qershor 2021, 09:00

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot, 22 qershor për të diskutuar mbi nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimet e ministrave të BE-së do të miratohen në Këshillin e Evropës më 24 deri në 25 qershor.

Shqipëria ka arritur të bindë disa prej vendeve evropiane tëcilat kundërshtonin nisjen e bisedimeve me të, si Franca dhe Hollanda.

Javën e kaluar, Parlamenti hollandez vendosi t’i japë dritën jeshile Shqipërisë me kushtin që Hollanda të jetë pjesë e misionit të monitorimit për zbatimin e ligjit dhe emigracionit në vend.

Ndërsa, Bullgaria vazhdon të kundërshtojë nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, deri sa kjo e fudnit të njohë gjuhën maqedonase si bullgare.

Në këtë mënyrë Bullgaria po mban peng hapjen e bisedimeve edhe për Shqipërinë, duke qënë se BE ka vendosur që dy vendet nuk mund të ndahen dot.