Sot provimi i fundit i maturës

exit.al 18 Qershor 2020, 08:49

Të enjten, 18 qershor, maturantët do të zhvillojnë provimin e fundit të maturës shtetërorë, atë të lëndës me zgjedhje.

Provimi nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ngjashëm me provimet e para, maturantët do të jenë të pajisur me maska e doreza dhe do t’i matet temperatura para hyrjes në provim.

Në provim marrin pjesë më shumë se 31 mijë maturantë.

Shpërndaje te miqtë