Materniteti i Vlorës rrezikon të mbyllet

exit.al 17 Qershor 2020, 22:27

Materniteti në qytetin e Vlorës rrezikon të mbyllet pasi një sanitare është infektuar me Covid-19.

Djali i zonjës është infermier në urgjencën e polikliniës dhe është mbyllur në karantinë të detyruar për 14 ditë.

Pas konfirmimit të infektimit të sanitares, gjatë pasdites ka nisur dezinfektimi i ambjenteve të maternitetit dhe testimi i një pjese të stafit.

ISHP-ja ka nisur hetimin por nuk përjashtohet mundësia e mbylljes së maternitetit.

Shpërndaje te miqtë