Soreca thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme

exit.al 23 Prill 2021, 14:26

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca bëri thirrje të premten për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Më 25/4, pushteti juaj demokratik është në dhënien e votës tuaj lirshëm dhe me integritet. Kjo është mënyra se si ju tregoni se kujdeseni për komunitetin tuaj, familjen tuaj dhe të ardhmen tuaj. Kjo votë është e juaja, askush nuk duhet ta marrë atë nga ju. EU do të qëndrojë pranë jush në Ditën e E-së! Ti vendos! Ti Vendos”, tha Soreca në Twitter.

Të enjten Soreca i bëri thirrje partive politike të pranojnë rezultatin e KQZ për zgjedhjet e së dielës.

“Të gjitha partitë të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve dhe të pranojnë rezultatin e KQZ”shkroi Soreca në Twitter.

Ai u kërkoi partive politike të shmangin dhunën dhe gjuhën e urrejtjes:

” Ne përsërisim edhe një herë thirrjen tonë për tu tërhequr dhe shmangur dhunën dhe gjuhën e nxitjes në ditët e fundit të fushatës zgjedhore”.

Soreca u shpreh se ditën e zgjedhjeve 50 ekipe të monitorimit të zgjedhjeve të BE do të jenë në terren.