Rama i drejtohet opozitës: Inskenojnë kapje njerëzish për të baltosur PS-në

exit.al 23 Prill 2021, 13:50

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po vret, kërcënon e akuzon njerëz pa lidhje me PS-në, me qëllim baltosjen e saj. Të premten, ai shkroi në Twitter se:

"Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!".

Rama i referohet ngjarjes së Elbasanit, deklaratës së Xhelal Mziut dhe publikimit të një video përgjimimi për blerje votash nga LSI.