“Ato janë struktura të cilat mbrojnë votën e qytetarëve në kushtet e rënies së shtetit. […] Ne kemi marrë masat e plota për të garantuar për aq sa na takon si opozitë, zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme dhe garancia më e madhe është pjesëmarrja masive”.
Basha premtoi edhe se gjoba pej 110 milionë eurove e vendosur ndaj qeverisë shqiptare për mbylljen e televizionit Agon Channel, të Francesco Becchettit do të paguhet nga paratë personale të përgjegjësve:“Është një dëm i shkaktuar nga sjellja e tre individëve, kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe sekretearit të përgjithshëm të kryeministrit. Gjithçka është e dokumentuar.
Dëmet e shkaktuara arkës së shtetit nuk do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, por do të paguhen, nga këta tre individëve dhe të çdokujt tjetër që është përfshirë në këtë aferë”.
