Gjykata rrëzon kërkesën e Çekajt për gjykim të zakonshëm

exit.al 23 Prill 2021, 13:15

Gjykata e Posaçme vendosi të mos gjykojë Arbër Çekaj, i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë me gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës së sotme gjykata rrëzoi kërkesën e Çekaj për të vijuar me procedurë të zakonshme.

Çekaj është dënuar nga gjykata me 21 vite burg. Ai do të bëjë vetëm 2/3 e dënimit (14 vjet burg) sepse ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania më 19 shtator 2019 dhe doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda më 21 shtator. Gjykata konfirmoi masën e arrestit ‘arrest me burg’.

Menaxheri i kompanisë Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku janë arrestuar në flagrancë që në shkurt 2018, kur u kap dhe sasia e kokainës në portin e Durrësit.