“Ne [BE] përsërisim qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e bazuar në rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.
Po ashtu theksojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkojnë përtej qëllimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohet në Parlament.”
Më herët të hënën, dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim i bëri thirrje partive që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, duke shtuar se palët që e kanë nënshkruar janë përgjegjës për zbatimin e saj. Shpërndaje te miqtë
