“Dy artikujt shkencorë të ministres së Arsimit janë vënë përpara pikëpyetjes për përmbajtje plagjiaturë. Njëra prej tyre është denoncuar se përmbante deri në 90 për qind të plagjiaturës, edhe shifrat i përkisnin një kontinenti tjetër.
Ne e sfidojmë ministren që të përdorë softuerin që ka marrë në dispozicion, që e ka blerë Ministria e Arsimit për të kryer kontrollin anti-plagjiaturë.”
Akuzat për plagjiaturë u ngritën nga Evis Kushit, pak javë më parë, ditën kur ajo u emërua ministre e Arsimit. Deri më tani ajo nuk ka bërë asnjë reagim publik ndaj këtyrë akuzave. Shpërndaje te miqtë
