Komsioni për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ nis nesër dëgjesat me kandidatët

exit.al 28 Shtator 2020, 16:35

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është mbledhur të hënën për të nisur punën për formimin e KQZ-së së re.

Ditën e sotme ata miratuan vetëm planin e veprimit, ndërkohë nesër duke filluar nga ora 17:00 do të nisin dëgjesat me kandidatët.

Për të qënë pjesë e KQZ-së së re kanë aplikuar 35 kandidatë.

Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, zgjedhja e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Kolegji Zgjedhor, i cili përbëhet nga 8 gjyqtarë, do të zgjidhet jo vetëm nga gjyqatarët e apelit por edhe ata të shkallës së parë; gjithashtu, Kodi vendosi që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të jenë vetuar paraprakisht.

Për të lexuar kush janë kandidatët kliko këtu, ndërsa për të lexuar mbi strukturën e re të KQZ kliko këtu

Shpërndaje te miqtë