Soreca takon drejtorin e OBSH për menaxhimin e pandemisë në Shqipëri

exit.al 12 Nëntor 2020, 14:07

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca priti, të enjten, Drejtorin e OBSH-së për Europën Hans Kluge për të biseduar për situtatën e pandemisë në vend. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se:

“Bashkimi Europian dhe OBSH kanë punuar ngushtësisht në muajt e fundit, për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër Covid-19. Me drejtorin rajonal të OBSH-së Hans Kluge, diskutuam sfidat aktuale afatshkurtra dhe afatgjata për Shqipërinë dhe rajonin për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e sektorit shëndetësor.”

Më herët Hans Kluge nënshkroi dhe një marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të mbështetur Shqipërinë në luftën kundër Covid-19. Shpërndaje te miqtë