Panariti emërohet drejtor kabineti në presidencë

exit.al 12 Nëntor 2020, 12:51

Edmond Panariti do të jetë Drejtori i ri i Kabinetit të presidentit Ilir Meta.

Emërimi i Panaritit në stafin e presidencës u bë të enjten.

Më herët gjatë ditës, Panariti njoftoi largimin e tij nga detyrat në Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak të një detyre të re.

Ai do të zëvendësojë në detyrë Arben Cicin, i cili është emëruar Këshilltar Diplomatik.

Shpërndaje te miqtë