Ardhja e të rinjve të larguar nga vendi: 72% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
Një plan ekonomik i përqendruar në uljen e papunësisë: 66,6% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
Një plan ekonomik i përqendruar në uljen e kostove të jetesës: 71,5% mendojnë se është shumë i rëndësishëm.
Basha duhet zgjedhur kryeministër: 47% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
Rama nuk duhet zgjedhur në një mandat të tretë: 45% mendojnë se është shumë e rëndësishme.
Ndërsa 52,8% e të intervistuarve e vlerësuan “dobët” punën e Ramës si kryeministër; 14,6% e vlerësuan “shkëlqyeshëm”; 10,5% u përgjigjën “as mirë as keq”; 22,1% e vlerësuan “mirë”. Të pyetur nëse pas dy mandatesh ka ardhur koha që Rama të zëvendësohet, 65,2% mendojnë se ka ardhur koha për ndryshim; 20,7% u shprehën të kënaqur nga puna e Ramës si kryeministër dhe 14% mendojnë se nuk ka alternativa zëvendësuese në vend. Në lidhje me pandeminë:17,1% e të anketuarve mendojnë se kriza shëndetësore është një sfida më e vështirë për vendin;
23% mendojnë se kriza ekonomike është më e vështirë;
58% ndajnë mendimin se të dyja krizat janë të vështira.
Shpërndaje te miqtë
