Sllovenia merr presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian

exit.al 1 Korrik 2021, 12:45

Të enjten, 1 korrik, Sllovenia morri presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Prioritetet e Sllovenisë për këtë presidencë janë forcimi i rimëkëmbjes ekonomike të BE-së pas Covid-19 dhe sundimi i ligjit.

Gjithashtu, prioritet i Sllovenisë do rë jetë edhe organizimi i takimeve për hapjen e bisedimeve më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe organizimi i konferencës së parë ndërqeveritare.

Kryeministri slloven Janez Jansa u përplas më parë me Brukselin për liritë e medias. Jansa dhe Kryeministri i Polonisë thuhet se ishin udhëheqësit e vetëm që mbështetën Orban në ligjin anti-LGBT të Hungarisë.