Hetohen 29 persona për vendosjen e shezlongjeve pa leje

exit.al 1 Korrik 2021, 11:45

Policia ka hapur hetim për 29 persona ër akuzën e vendosjes së shezlongjeve pa leje në rërë. Të enjten, policia njofti se në:

Velipojë u hetuan për 1 administratorë subjkti, u kontrolluan 46 subjekte, u sekuestruan 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Durrës u hetuan 7 administratorë subjektesh, u kontrolluan 80 subjekte, u sekuestruan 478 shezlongë dhe 239 çadra.

Vlorë u hetuan 8 administratorë subjektesh, për veprën penale "Pushtimi i tokës".

Në Seman u hetuan13 administratorë subjektesh, për veprën penale "Pushtimi i tokës".