Sindikata ndërkombëtare e naftëtarëve letër Ramës për naftëtarët e Ballshit

exit.al 24 Tetor 2020, 20:17

Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union, përfaqësuese e mbi 50 milion punëtorëve në gjithë botën, i ka bërë thirrje qeverisë Rama të ndërhyjë sa më parë për të zgjidhur problemin me naftëtarët e Ballshit. Në një postim në Facebook, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri ka publikuar letrën dërguar Ramës nga IGU-ja dhe shkruan se:

“Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme.”

Ata i rikujtojnë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. IGU thekson se situata me naftëtarët e Ballshit, të cilët nuk kanë marrë të paktën 10 paga, është në shkelje të ligjeve të punës dhe të çdo standardi ndërkombëtar. Naftëtarët e Ballshit prej 28 ditësh janë në grevë urie: 18 ditët e para ishin në grevë 10 naftëtarëve, ndërsa prej 10 ditësh janë në grevë 10 gra naftëtarëve. Megjithëse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar, ato shprehen të vendosur për të vazhduar grevën. Shpërndaje te miqtë