Gjermani, mbi 50 mijë viktima nga koronavirusi

exit.al 22 Janar 2021, 10:40

Mbi 50 mijë qytetarë gjermanë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.  Sipas Institutit të Robert Koch, 859 viktima janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e viktimave në 50,642.

Gjermania ka vendosur masa të rrepta izolimi. Masat përfshijnë mbylljen e shkollave, bareve e restoranteve.

Gjithashtu është e detyrueshme mbajtja e maskës në të gjitha ambjentet e hapura dhe të mbyllura. Qeveria gjermane urdhëroi të gjithë punëdhënësit të mundeësojnë punë nga shtëpia dhe kur kjo nuk është e mundur të respektojnë distancat sociale.

Një ditë më parë qeveria gjermane vendosi të zgjasë kufizimet deri në 14 shkurt.

Shpërndaje te miqtë