“Ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve.”
Ministrja e Financave Anila Denaj sqaroi se borxhi do të ketë një interes prej 3.625 për qind dhe do duhet të shlyhet për 7 vite. Sipas relacionit të qeverisë për marrjen e eurobondit, shuma prej 650 milionë eurosh do të përdoret:- 250 milionë euro për të shlyer detyrimin e prapambetur nga një Eurobond i marrë në vitin 2015;
- 400 milionë euro për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.
