Partitë shqiptare në Preshevë, garojnë sëbashku në zgjedhjet në Serbi

exit.al 10 Qershor 2020, 14:42

Partitë shqiptare të luginës së Preshevës do të garojnë më një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Preshëvës. Në një postim në Facebook, ai shkruan:

"Sot, bashkë me kandidatin për deputet nga Alternativa për Ndryshim Argjend Bajramin dhe kryetarin e degës së APN-së në Bujanoc Arbër Pajazitin takuam Ministrin për Europ dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj.

Lista e përbashkët e partive shqiptare të luginës së Preshevës tanimë është e kompletuar dhe garojmë me numrin 16 Alternativa Shqiptare- Lugina e Bashkuar."

Më herët, Presidenti Meta përshëndeti bashkëpunimin e partive shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi.

Kjo është hera e parë që pesë partitë shqiptare në Luginën e Preshevës bashkohen dhe marrin pjesë në zgjedhje me një listë të vetme. Synimi i tyre është fitorja e të paktën tri mandateve deputetësh në Kuvendin e Serbisë.