Shqipëria blen vaksina nga Pfizer kundër COVID-19, asnjë detaj nga marrëveshja

exit.al 17 Qershor 2021, 11:34

Shqipëria ka blerë një tjetër sasi vaksinash nga kompania Pfizer.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe është publikuar më datë 16 qershor.

Megjithtë asnjë detaj nuk është bërë transparent nga marrëveshja lidhur me sasinë e dozave të blera, çmimin e tyre dhe kohën e mbërritjes në Shqipëri.

Qeveria e justifikon mos dhënien e informacionit me argumentin e sekretit tregëtar të kërkuar nga kompania Pfizer.

Kostoja për blerjen e kësaj sasie të re të vaksinave do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Mbi 936 mijë doza vaksinash kundër COVID-19 kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.