Kim Jong-un pranon se Korea e Veriut ka mungesë ushqimesh

exit.al 17 Qershor 2021, 10:18

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesë ushqimi.

Gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të vendit, Kim tha se "situata e ushqimit për popullin tani po tensionohet", raporton BBC.

Ai tha se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga tajfunet vitin e kaluar.

Sipas medias britanike, çmimet e ushqimeve në Korenë e Veriut janë rritur ndjeshëm duke bërë që një kilogram banane të kushtojë 45 dollarë.

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet tek Kina për ushqim, pleh organik dhe karburant.

Koreja e Veriut vuan gjithashtu sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

Kim tha gjithashtu gjatë takimit se prodhimi kombëtar industrial ishte rritur me 25% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Koreja e Veriut vuajti nga uria gjatë viteve 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Në atë kohë vlerësohet se rreth 3 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e mos pasjes së ushqimit.