Shpërthen bombola e gazit në një hotel në Velipojë, plagosen rëndë 4 anëtarë të një familjeje

exit.al 4 Korrik 2021, 08:55

Një hotel në Velipojë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Shkak i tyre është bërë shpërthimi i bomblave të gazit që ndodheshin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit.

Të lënduar kanë mbetur katër anëtarë të familjes që zotëron hotelin.

Mes të plagosurve janë 2 të mitur, një 18 vjeçare dhe një 30 vjeçare. Ata janë transportuar drejt Tiranës pasi kanë pësuar djegie të rënda.

Në momentin e shpërthimit të bomblave nuk ka patur turistë pushues ndërsa zjarrfikësit kanë shuar flakët.