Studimet ose projektimet janë bërë në kundërshtim me standardet teknike.
Kryerja e punimeve të zbatimit me pakujdesi, në shkelje të normave teknike ose praktikave të mira.
Kolaudimi i objekteve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; kryerja e veprimeve në kundërshtim me rregullat e etikës, të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për ndërtimin.
Mospërmbushja e rregullt e detyrave, sipas legjislacionit në fuqi, për mbikëqyrjen e ndërtimeve ose mos njoftimi i organeve shtetërore përgjegjëse për shkeljet e kryera nga zbatuesi i punimeve.
Ndërsa objekti prishet kur sipërfaqja e objektit pa leje kalon volumin e ndërtimit me 2% mbi tokë. Ai konfiskohet kur rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, për të cilat, për shkak të qëndrueshmërisë së objektit, është e pamundur prishja e saj, dhe nëse ndërtimi pa leje është bërë në nëntokë.€
