“Një pjesë e ndërmarrjeve ricikluese kanë ikur nga Shqipëria, kanë ikur dhe në Afrikë. Të gjithë kemi menduar që të ikim. Vendet fqinjë kanë ofruar propozime shumë interesante, të japin godinën, 5 vjet nuk paguan taksa, lehtësime. Në të gjithë Europën, industria e riciklimit subvencionohet, ndërsa ne po subvencionojmë djegien, mënyrë më të keqe.”
Zoti Baltëza sqaroi se strategjia e qeverisë shqiptare është në drejtimin e gabuar, sepse kudo në botë e Europë fokusi po vihet tek ripërdorimi dhe riciklimi, dhe në asnjë mënyrë tek djegia, e cila çliron në ajër gazra të dëmshëm për shëndetin dhe është e kushtueshme. Ai shtoi se ndërtimi i inceneratorëve me kapacitete kaq të mëdhaja në Shqipëri është i dyshimtë pasi është i pajustifikuar qoftë nga ana e burimit të mbetjeve, qoftë nga ana ekonomike. Shpërndaje te miqtëShoqata e ricikluesve: Industria e riciklimit në prag të falimentimit, qeveria do djegien e mbetjeve
Kreu i shoqatës së ricikluesve në vend, Bardhyl Baltëza deklaroi në emisionin ‘Me Pak Fjalë’, se indrustria e riciklimit, jo vetëm që nuk mbështetet nga qeveria, por po falimenton.
Zoti Baltëza tha se aktualisht industria e riciklimit punon me vetëm 15-30 për qind të kapacitet, është drejt falimentimit dhe largimit nga Shqipëria:
Të sugjeruara
Duka akuzon Fidel Yllin: I intereson që sporti të jetë në krizë
7 Tetor 2020, 20:43Eurokomisioneri Varhelyi takon Metën: Biseduam për integrimin e vendit në BE
7 Tetor 2020, 20:22Serbia notë proteste Shqipërisë: Po tentoni të bashkoheni me Kosovën
7 Tetor 2020, 20:03
Rikthimi i beftë amerikan te lufta kundër korrupsionit qeveritar
25 Nëntor 2026, 22:04
