“Unë dhe i gjithë komuniteti sportiv e ka mbështetur tetë vite më parë Fidelin për të qenë pjesë e politikës me gjithë ato premtimet dhe trumbetimet e tij se do bënte shumë për sportin në Shqipëri por u fsheh për 7 vite dhe u rishfaq sot mbase për të marrë ndonjë benefit politik përsëri përmes sportit.”
Duka akuzoi Yllin se shpreson që situata e vështirë e sportit të zgjasë sa më shumë sepse ai vetë po përfiton politikisht:“E mira është që ta ndihmojmë sportin dhe jo të kërkojmë benefite politike siç kërkon të bëj Fideli sot i cili ka zhvilluar na dy takime me ne dhe vazhdon të marrë kohën e vet dhe uron zotin që konflikti të zgjas sa më shumë.”
Fidel Ylli është emëruar nga qeveria për të biseduar me përfaqësuesit e Ligës profesioniste të Futbollit, për daljen nga ‘protesta’ e klubeve profesioniste të futbollit. Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit kërkojnë nga qeveria qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve. Derisa të plotësohen këto kërkesa ata kanë deklaruar se nuk do të nisin kampionatin. Shpërndaje te miqtë
