Shkolla 'Sami Frashëri' drejt shembjes pas dëmeve nga tërmeti

exit.al 21 Prill 2020, 13:33

Godina e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë është boshatisur dhe bërë gati për shembje.

Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Veçanërisht, suvaja e tavanit dhe muret anësore pësuan dëmtime të rënda. Grupet e inspektimit të ndërtimeve e shpallën godinën të pabanueshme.

Bashkia Tiranë vendosi rindërtimin nga e para të shkollës.

Ajo do të ndërtohet me fondet e premtuar nga Bashkimi Europian.

Shkolla ishte rikonstruktuar në vitin 2018. Pas dëmtimit të shkollës nga tërmeti, opozita akuzoi kryebashkiakun Veliaj për “krim korruptiv” për cilësinë e dobët të punimeve.

Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ është ndërtuar në vitet 60’ dhe është një prej gjimazeve më të mëdhenj në gjthë vendin.