Shërohet nga Covid-19 mjeku Roland Xhaxho

exit.al 21 Prill 2020, 12:02

Mjeku reanimator Roland Xhaxho, infektuar me Covid-19, është shëruar dhe ka dalë sot nga spitali.

Ai do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar në shtëpinë e tij edhe për dy javë të tjera.

Mjeku Xhaxho u infektua me Covid-19 në fillim të prillit, gjatë kujdesit për pacientët e tjerë me koronavirus në spitalin Infektiv.

Deri tani janë shëruar 40 mjekë dhe infermierë të prekur me koronavirus nga 60 të infektuar në total.