Shkodër, gjashtë familje denoncojnë gjyqtaren e Apelit

exit.al 20 Prill 2016, 09:45

Në Shkodër, gjashtë familje kanë denoncuar gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Marina Rraboshta për shpërdorim detyre, korrupsion dhe grabitje të pronave. Sipas denoncuesve, gjyqtarja ka përdorur funksionin dhe njohjet e saj për të përvetësuar disa shtëpi dhe prona në mënyrë të paligjshme.

Pavarësisht se qytetarët kanë kërkuar hetime nga Prokuroria e Shkodrës, çështja është pushuar pa dhënë shpjegime nga prokurorja e Shkodrës Françeska Lekani.

Qytetarët i kërkuan Ministrit të Drejtësisë të marrë masa për këto shkelje, pasi sipas tyre asnjë hallkë e sistemit të drejtësisë në Shkodër nuk funksionon.

Shpërndaje te miqtë