Prokuroria sekuestron ish-hotel Vollgën

exit.al 19 Prill 2016, 13:30

Prokuroria sekuestroi sot ish-hotel Vollgën në Durrës, pronë e Emiljano Shullazit, aktualisht i arrestuar dhe në proces gjykimi për krijim grupi kriminal dhe vepra të tjera penale.

Prokuroria dyshon se pronësia e ish-hotelit është përfituar nga Zoti Shullazi me anë të kërcënimeve dhe falsifikimeve të dokumentave.

Procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij do të zhvillohet nesër. Ata akuzohen për “krijim grupi të strukturuar kriminal”, “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “gjobëvënie”.

Shpërndaje te miqtë