Shkarkohet Ministrja Besa Shahini, e zëvendëson deputetja Evis Kushi

exit.al 14 Shtator 2020, 18:27

Kryeministri Edi Rama shkarkoi të hënën minsitren e Arsimit Besa Shahini. Ai emëroi në vend të saj deputeten Evis Kushin.

Besa Shahini e lajmëroi largimin e saj disa ditë më parë.

Evis Kushi është deputete e Elbasanit. Ajo ka qënë pedagoge në Universitetin Ekonomik të Elbasanit deri më 2013.