Rama takon Aljev në Turqi

exit.al 14 Shtator 2020, 16:38

Kryeministri Edi Rama takoi sot(14 shtator) presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev, në Turqi. Lajmin e njoftoi kryeministri përmës një postimi në Facebook.

Rama njofton se ka biseduar me Aljev për bashkëpunim "në sektorët e energjisë dhe turizmit".

Ai tha se ka biseduar edhe për rafinerinë e Ballshit ku po punon një kompani azere.

Rama ndodhet në Turqi në një vizitë private. Përveç disa njoftimeve në Facebook, Kryeministri nuk ka njoftuar qëllimin dhe llojin e vizitës.