Aksident në Bulqizë, 3 të plagosur

exit.al 14 Shtator 2020, 17:00

Tre persona u plagosën sot (14 shtator) në Fushë Bulqizë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Policia njofton se një makinë dhe një furgon u përplasën, dhe po heton shkaqet e ngjarjes.

Njëri prej të plagosurve u dërgua në spital.