Policia përgjegjëse për ruajtjen e distancimit social në shkolla

exit.al 14 Shtator 2020, 13:07

Policia do të qendrojë në ambjetet e shkollave për të ruajtur sigurinë dhe zbatimin e rregullave të distancimit social. Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka njoftoi qytetarët, të hënën, se:

“Prezenca e policisë nuk do të jetë vetëm për ruajtjen e sigurisë, por dhe për mbarëvajtjen e rregullave”.

Ai i bëri thirrje prindërve të respektojnë distancimin social:

“Prindërit kanë detyrim ligjor, pavarësisht se do të shoqërojnë fëmijët në shkolla, duhet të respektojnë distancimin social”.