Shkarkohet drejtori i Kadastër Durrës pas 11 muajsh punë

exit.al 12 Tetor 2020, 10:54

Kreu i Kadastrës Artan Lame ka shkarkuar, të hënën, nga detyra kreun e Kadastrës në Durrës, Artur Çobanin. Çobani qendroi në detyrë për 11 muaj.

Në vend të tij është emëruar Rezart Elmazi.

Elmazi ka qenë deri më tani drejtor i Kadastrës Kamëz-Vore dhe më parë ka drejtuar ALUIZNI-n në Kamëz.

Ende nuk ka detaje për shkarkimin e Çobanit dhe arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

Shpërndaje te miqtë