Rama i vendosur për ndryshimet e Kodit: Po i ktheu Meta, i miratojmë sërish

exit.al 12 Tetor 2020, 10:33

Kryeministri Rama ka bërë të qartë se shumica socialiste do të hedhë poshtë dekretin e presidentit Meta për të mos miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit. "Nëse presidenti Ilir Meta dërgon  në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet," deklaroi Rama të hënën. Ai i bëri thirrje Metës që nëse ka ndërmend t'i kthejë ndryshimet në parlament, ta bëjë këtë sa më parë:

"Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin."

Lidhur me deklaratat e kreut të opozitës Basha për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, Rama tha se e gjithë marrëveshja është respektuar. Reagimi i Ramës duket se është përgjigje për presidentin Meta, i cili ka deklaruar disa herë se nuk do të dekretojë ndryshimet e njëanshme të Kodit Rrugor. Shpërndaje te miqtë