Përditësim 21 prill: 25 të infektuar të rinj, shkon në 609 totali

exit.al 21 Prill 2020, 11:13

25 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 609. 18 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 345. Sipas njoftimit të ISHP-së, fasoneria në Krujë vazhdon të jetë një vatër e rrezikshme e infeksionit, ku në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 11 punëtorë të tjerë të infektuar. Në 24 orët e fundit janë testuar 242 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 6 017 persona, prej të cilëve janë: – 609 të infektuar, – 26 viktima; – 345 të shëruar; – 238 persona të infektuar aktivë; – 32 të shtruar tek Infektivi, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive; – 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 5 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 3 ndodhen në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 21 prill është: – Tiranë, 253 pacientë, – Durrës, 42 pacientë, – Lushnje, 6 pacientë, – Elbasan, 16 pacientë, – Fier, 36 pacientë, – Kavajë, 9 pacientë, – Rrogozhinë, 4 pacientë, – Korçë, 19 pacientë, – Vlorë, 5 pacientë, – Shkodër, 99 pacientë, – Lezhë, 14 pacientë, – Berat, 2 pacientë, – Has, 13 pacientë, – Krujë, 40 pacientë, – Tropojë, 4 pacientë, – Pukë, 5 pacientë, – Mirditë, 3 pacientë, – Kukës, 11 pacientë, – Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 27 pacientë.