Shënohet viktima e 33-të me Covid-19

exit.al 26 Maj 2020, 11:34

Një 69-vjeçar, i infektuar me Covid-19, vdiq më 26 maj në Tiranë duke e çuar në 33 totalin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Në një komunikim për shtyp, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se viktima ishte i shtruar në spitalin infektiv dhe po trajtohej me terapi intensive, por nuk dha informacion nëse ai vuante nga sëmundje shoqëruese.

Kjo është viktima e dytë me Covid-19 në pak ditë, pas 3 javësh pa asnjë të vdekur.