“Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama për shkak se unë propozova të takohemi bashkë tre liderë institucionalë nga Kosova dhe Shqipëria në fund të muajit mars.
Unë jam i interesuar që të bashkëpunojmë, mendoj se kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk e ka kanë komoditetin dhe as lirinë që ta injorojnë njëri-tjetrin kështu dhe që të mos takohen, të mos komunikojnë dhe të bashkëpunojnë.”
Kurti foli edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se duhej të ishte shndërruar në një muze dhe jo të rrënohej:“Në rastin më të keq ai teatër kombëtar do të duhej të kthehej në muze por jo të shembej. Teatri Kombëtar nuk është vetëm i Shqipërisë, është i të gjithë shqiptarëve dhe i yni, edhe i mërgatës.
Qasja e shembjes së teatrit në orët e hershme të mëngjesit në kohët e pandemisë për tu treguar një lloj qendre tregtare ku brenda saj është dhe teatri më duket një logjikë neoliberale sesa një lloj kujdesi për kulturën e urbanizimit.”
Ai gjithashtu foli për arrestimet e disa prej aktivistëve të Vetëvendosjes në Tiranë gjatë protestave të teatrit. Kurti tha se ata duhet të "jepnin një shembull" për aktivistët e tjerë:“Boikeni është drejtor ekzekutiv i qendrës së lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai nuk është individ por anëtar organizate. Mesiguri me të kanë dashur të japin shembullin për aktivistët e tjerë. Duke thënë që kur udhëheqësit tuaj ua bëjmë kështu, cfarë do të bëjmë me ju?!”
