Shembet "Ura e Hoshtovës"

exit.al 4 Shkurt 2018, 13:37

Shëmbet Ura e Hoshtëves në Bashkinë e Libohovës, monument kulture i mbrojtur nga shteti dhe që funksiononte si urë lidhëse ndërmjet fshatrave të Zagorisë.

Më 6 janar banorët e zonës shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen e keqe të urës, e cila paraqiste rrezik për tu shembur.

Por, Ministrja Kumbaro, deputete e Qarkut të Gjirokastrës i qetësoi banorët duke deklaruar se ura nuk paraqiste rrezik dhe se restaurimi i saj ishte përfshirë në prioritete e ministrisë për vitin 2018.

“Edhe si deputete unë e kam konfirmuar këtë projekt të qeverisë për ta realizuar në vitin 2018. Në këtë moment po punohet për përditësimin e plotësimin e projektit ekzistues dhe do të futet në zbatim sapo të miratohet versioni përfundimtar ..”, u shpreh Ministrja Kumbaro në takim me banorët.

Por, sikurse u vërtetua në ndryshim nga deklaratat e ministres Kumbaro, Ura e Hoshtovës u prish një muaj më pas.

Shpërndaje te miqtë